Në Shqip
Rreth nesh
“POR ATA QË SHPRESOJNË TE ZOTI FITOJNË FORCA TË REJA, NGRIHEN ME KRAHË SI SHQIPONJA”
“Isaia” 40:31
Deklarata e Misionit
Për të siguruar një shtëpi të ndjeshme ndaj aspektit shoqëror, të sigurt dhe ndërtuese, ku të rinjtë e rrezikuar të mund të arrijnë potencialin e tyre shpirtëror, intelektual, fizik dhe marrëdhënor.
Një nga qëllimet e Krahët e Shqiponjës
Të shohi çdo rezident të përfundojë shkollën e mesme dhe/ose trajnimin profesional, si dhe që të jetë i pajisur për të jetuar i pavarur.
Vizioni Kombëtar afat-gjatë
Krahët e Shqiponjës dëshiron të kujdeset për të rinjtë e rrezikuar të Shqipërisë nëpërmjet grupeve të vogla shtëpiake duke përdorur një model kujdesi prej familjeje. Stafi Kombëtar do të trajnohet dhe pajiset për të mbikëqyrur këto shtëpi, si dhe për të mbështetur familjet e tjera në komunitet.
Qëllimet e Fondacionit Krahët e Shqiponjës:
· të sigurojë kujdesin dhe mirërritjen e minorenëve, të cilët kanë qenë rezidentë në jetimore apo ambiente të tjera të ngjashme të institucionalizuara e rezidenciale, ose ata që nuk kanë qenë rezidentë në mjedise të tilla, por që janë rritur në mjedise neglizhuese dhe/ose abuzuese, në atë masë që zhvillimi i fëmijës si një pjesëtar produktiv i shoqërisë, është penguar;
· t’i ndihmojë fëmijët e tillë të bëhen pjesëtarë produktivë të shoqërisë në të cilën gjenden ndërsa dalin nga mjediset e institucionalizuara të kujdesit rezidencial, apo nga mjediset neglizhuese dhe/ose abuzuese, për shembull, përmes garantimit të arsimimit, trajnimit profesional, trajnimit në aftësi të domosdoshme për jetën, zgjidhjes së problemeve, manaxhimit të konflikteve, si të ndërveprojnë dhe të krijojnë raporte me të tjerët si në komunitetin në të cilin ndodhen në tërësi, ashtu dhe në ndërtimin e marrëdhënieve në përgjithësi, si dhe përmes ofrimit të një themeli shpirtëror dhe emocional mbi të cilin fëmijët të mund të ndërtojnë në jetë;
· të krijojë dhe garantojë funksionimin e grupeve të vogla shtëpiake me bazë besimin e krishterë, ku këto objektiva mund të realizohen në një mjedis banimi që i përngjan një ambienti tradicional jetese familjare, brenda një komuniteti më të madh; dhe
· për t’i siguruar inkurajim dhe ndihmë kishës së Krishterë në Shqipëri që të përmbushë përgjegjësitë e saj për t’u kujdesur për jetimët e këtij vendi.